Ali Ahmeti nga Struga: Kuadrot e BDI-së nuk njohin vështirësi e as mposhtje

Në takim me banorët e qytetit të Strugës ka qenë lideri i BDI-së z. Ali Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtorë  duke diskutuar para banorëve të kësaj zone mbi investimet dhe punët që janë bërë dhe që janë duke u bërë derisa fjalim patën edhe kandidatja për deputete Arjeta Veliu, bartësi i listës Agim Shaqiri, shefi i shtabit zgjedhor Bekim Neziri dhe vet lideri i BDI z. Ali Ahmeti.
Ramiz Merko: Ali Ahmeti e bëri Strugën një dhe e bashkoi
Kryetari i degës së BDI të Strugës Ramiz Merko në tubimin partiak në këtë qytet, ka prezantuar listën e njësisë zgjedhore 5.
Sipas tij, Struga është nderuar pikërisht me Llabunishtin me në krye bartësin e listës nga BDI, Agim Shaqirin.
“Përshëndes shefin e shtabit qendror zgjedhor Bekim Neziri dhe ai që Strugën e bëri një, e bashkoi dhe gëzojmë privilegjin e këtillë, pra kryetarin Ali Ahmeti. Gjithë urdhrat që janë dhënë nga ana e Shtabit qendror zgjedhor janë implementuar nga shtabet komunale të Strugës, jemi të gatshëm për zgjedhjet dhe për fitoren e radhës të BDI-së”, ka thënë Merko.
Arjeta Veliu: Femra shqiptare vendin e ka në BDI
Kandidatja për deputete e zonës V Arjeta Veliu në fjalimin e saj ka thënë se ndihet e privilegjuar që i kanë dhënë besimin për të qenë në listat për deputet.
Në fillim më lejoni të shpreh një falenderim tek lideri i Ahmetit që si vajzë e një dëshmori të jem në listën e deputetëve e shoh si privilegj dhe ne i thamë po kryetarit ishte se BDI doli nga UCK dhe LPK dhe rëndësisë që femrave ju jep BDI e Ahmeti unë përfaqësoj gruan nënën shqiptare, BDI shqiptarët i ka avancuar femrat, sot të gjithë e dini femrat përfaqësohen në gjitha nivelet, femra shqiptare e ka vendin në BDI dhe përfaqësojmë dhe t’i besojmë liderit tonë e të takohemi me fitoren e rradhës nga Struga deri në Kumanovë, ka thënë mes tjerave znj. Veliu.
Agim Shaqiri: BDI ka ngritur vetëdijen nga Labunishta
Bartësi i listës në njësinë e V zgjedhore ka theksuar se gjatë gjithë këtyre viteve BDI ka ngritur vetëdijen nga Labunishta e më gjerë dhe se gjithë këto sfida që ka pasur si parti nuk e ka zbehur.
Zgjedhjet parlamentare janë të vecanta për disa arsye, e kaluara ka qenë me shumë surpriza e kriza politike të llojllojshme dhe me shpifje nga oponent të ndryshëm, ndërhyrje ndërkombëtare për një vend të vogël e problematik,gjendja ekonomike në vështirësi qëndron në këmbë, këto dhe shumë sfida të tjera nuk na kanë zbehur fare por vetëm na kanë bërë më të fortë, e ne do të dalim fitimtarë, kurse BDI këto vite ka ngritur vetëdije nga Labunishta e më gjerë, populli më parë nuk i ka parë këto ndryshime madhore, në të ardhmen do të punojmë më shumë, ka përfunduar kështu bartësi i listës në njëzinë e V, Agim Shaqiri.
Bekim Neziri: Besimin që e jep Ahmeti është vizion dhe strategji
Shefi i shtabit qendrorë zgjedhorë në fjalimin e tij ka thënë se vendi ka kaluar shumë sfida dhe vazhdon të sfidohet ndërkohë që afrimi i zgjedhjeve e bën akoma më fitues BDI-në.
Derisa mendoja se cfarë fjali të zgjedh që të motivoj strukturën e degës së Strugës mu kujtua se pse Ali Ahmeti fiton nga viti 2002 e që do fitojë edhe sot, njësia numër V në top 3 e para të kësaj njësie Ahmeti nderon ata që flijuan jetën duke kandiduar një zonjë që është bija e tij, ushtarët e UCK me Adem Karagën dhe në fund nderon Labunishtën duke ja dhënë besimin e bartësit e listës, kjo është vizioni dhe strategjia kombëtare e kryetarit Ali Ahmeti, jeni dëshmitarë se vendi ynë ballafaqohet me krizë politike nga data 3 shtator e vitit të kaluar duke kërkuar nga Ahmeti u themelua shtabi qendrorë që është pregaditur me mbi 15 mijë aktivist, vetëm disa muaj para procesit zgjedhor sulmohen dhe aktivizohen parti që qëllimin e kanë të coptohet vota shqiptare, vallë kujt i shkon në favor shpërndarja e votës se shkon në favor të bllokut maqedonas do të thotë dobësimin e pozicionit të shqiptarëve, andaj shfrytëzoj rastin që të gjitha familjet shqiptare në Strugë të votojnë BDI se i vetmi subjet serioz e din ku shkon dhe ka vizionin e saj, kjo strategji është e kërkuar nga kryetari ynë, përderisa BDI me programin e saj ofron qytetarëve një ardhmëri jeni dëshmitarë se oponentët tanë politik nuk ofrojnë asgjë ato ofrojnë vetëm një gjë të sulmojnë Ali Ahmetin për poena politik, ka shtuar më tej z. Neziri.
Ali Ahmeti: Në vitin 2002 është instaluar zyrtarisht feja islame në vend
Lideri i BDI-së në fjalimin e tij para struganëve ka dhënë shumë mesazhe të rëndësishme duke filluar nga investimet dhe punët e kryera por edhe ato që duhet bërë në të ardhmen derisa ka kërkuar edhe votën e besimin e struganëve.
“Çdo parti ka edhe këshilltarë ka edhe hartues e përpunues të agjendave të platformave qofshin politike apo elektorale, por unë jam i padisciplinuar dhe nuk i respektoj, sot më kanë këshilluar të flas për investimet se sa është punuar, përgjigje e imja ishte se numrat le t’i numërojnë qytetarët se më mirë se ata që i dinë se i shohin cdo ditë unë si shoh, unë tre herë kam kaluar rrugës dhe kam parë që autostrada është duke u ndërtuar me shifra të mëdha, këtu investojnë gjermanët e amerikanët që kërkojnë profile të ndryshme është investuar dhe do investohet në mjekësi, por duhet qasje serioze të vësh në plan të parë interesin e përgjithshëm, secili fshat janë mbushur si qytete me mbi 5 mijë banorë kanë nevojë për salla sporti e edukim të rinisë, ndaj të keqes duhet luftuar të gjithë bashkë, kemi punuar me zemër dhe nuk kemi humbur besimin tek qëllimi por arsyeja mbi arsyen është se BDI ka njerëz që nuk njohin mposhtje, unë i përcjell vëllezërit e motrat cka flasin e premtojnë vetëm mua më shajnë po më tregoni ku kam gabuar që hapa universitete e flamurin kombëtarë le të mi thonë këto gjëra mua, ku kam gabuar dhe më ndihmi të përmirësohem, në vitin 2002 është instaluar zyrtarisht feja islame në vend, duke rrënuar dikë nuk ngritesh por trego kuadrot dhe njerëzit të përballesh me BDI unë nuk them që jemi engjuj e një lëvizje kaq e madhe që përfshinë sa e sa gjenerata sigurisht që ka njerëz që nuk kanë punuar mirë por jemi parë e kontrolluar e ka edhe shumë punë për të punuar e për t’u bërë, një shtëpi jemi por të gjithë njësoj nuk jemi, Struga duhet të kthehet aty ku e ka vendin duhet të rreshtohet aty ku është përparimi vetëm brenda këtyre dy viteve që kemi pasur mandat të vështirë që e kaluam por ama investimet i kemi pasur të mëdha dhe duhet vlerësuar ato investime në sajë të politikave të shëndetshme e largpamëse nga zona e verdhë e rezikut të punosh në investime dhe diplomaci nuk ka qenë e lehtë, ky është fillimi dhe shpresoj jo vetëm por jam i sigurtë se investimet e huaja do vazhdojnë në këto hapësira, me rëndësi është autostrada që ndërtohet drejt Ohrit por bashkë me aneks drejt Qafë Thanës, nuk them përsëri që jemi engjuj por më të mirë e më të zot se djemt e vajzat e BDI akoma nuk kam parë prandaje mar të drejtën të them se unë nuk luftoj për të ndërtuar karierë ckado që të bëj unë ajo që kam bërë nuk përsëritet me shumë shokë kam ndryshuar statusin e këtij shteti këtij vendi ckado që të bëj unë më shumë se këto dy gjëra nuk mund të bëj angazhimi im që nesër ta bëjm më mirë të shijojmë lirinë kombëtare mirëqenien sociale të parandalojmë ekzodet e vendin tonë të bukur ngado që shkojmë andaj të mobilizohemi të mbështesim kandidatët, pleqtë e Labunishtës më kanë lënë amanet se Labunishta është gjak që nuk falet, ka përfunduar kështu fjalimin e tij në Strugë z. Ali Ahmeti.