Ali Ahmeti përkujton bashkëpunimin me Ibrahim Rugovën

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka rikujtuar ndihmën që ish presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova i ka bërë atij gjatë jetës kur ka qenë i gjallë.

Ai këto i ka bërë sot në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Rugova.

“Në 11 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova desha të ndaj me ju një vlerësim timin modest për bashkëpunimin tonë.

Gjithnjë kur kisha ndonjë nevojë për ndihmë, ai pa hezitim ishte aty per të dhënë ndihmën e tij.

Gjithnjë kur hasnim në vështirësi, ai ishte aty për të ndihmuar në tejkalimin e sfidave.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” ka shkruar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti