Ali Ahmeti takohet në oda me burrat e katundeve të Tearcës dhe Jegunovcës

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, sot ka vizituar komunat e Jegunovcit dhe Tearcës, ku në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe jashta tubimeve partiake, është takuar me banorët e këtyre vendbanimeve.

Në këto vendbanime, lideri Ahmeti ka takuar grupe të ndryshme interesi, inxhinierë, mjekë, afaristë dhe të tjerë, me të cilët ka bashkëbiseduar për qëllimet e Bashkimit Demokratik për Integrim pas marrjes së mandatit nga qytetarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Në varg të po këtyre takimeve, kryetari Ahmeti është pritur edhe nga kryefamiljarë të këtyre vendbanimeve. Ndërsa në komunën e Tearcës kryetari Ahmeti ka zhvilluar takime edhe me punonjës të arsimit.