Ali Ahmeti: Ulja e numrit të shqiptarëve në parlament nga përçarja e votës do të ketë pasoja për të gjithë

Para një numri të madh të banorëve të Strugës,  Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z.Ali Ahmeti kërkoi unifikimin e votës shqiptare të cilën e  arsyetoi me mos-çuarjen në dëm të votës dhe defaktorizimit të shiptarëve në Maqedoni situatë kjo që do t’i kontribuonte askujtë pos rrymave anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.
“BDI e ka fitoren e sigurt, por ama nuk më gëzon fitorja e BDI-së nëse aq shumë mandate do të humbin shqiptarët me përçarjen e votës. Sa do parti të vogla që janë, dëm të madh do të shkaktojnë, sidomos në zonën 5. Ju flas si njeri i juaji, pasi puna juaj në terren e bënë të veten. Afroni të gjithë njerëzit, komunikoni me ta dhe ua bëni me dije se ne vërtet do të fitojmë si BDI,por ajo fitore nuk na gëzon nëse humbim 5 apo 6 mandate në nivel republike”, deklaroi kryetari i BDI-s dhe bartësi i listës zgjedhore në njësinë zgjedhore numër 6, z.Ali Ahmeti.
Bartësi i listës për njësin 5, z.Agim Shaqiri para struganëve tha se arritjet e deritanishme të shqiptarëve të Maqedonisë janë falë politikave të BDI-së dhe Ali Ahmetit.
Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare na kanë bashkuar zemrat edhe më shumë, në tërësi si popull autokton dhe më i vjetër i Ballkanit. Mjafton që të kujtosh emrin e liderit Ali Ahmeti dhe të të kujtohet se shqiptarët e Maqedonisë fituan lirinë e të shprehurit, fituan universitete, jo vetëm një por dy universitete publike, u mbushën institucionet shtetërore me shqiptar, atje tani flitet e shkruhet edhe në shqip, mori fund asimilimi i shqiptarëve dhe me këtë u ringjallë shpresa për një komb të lirë dhe të barabartë”, tha para struganëve, bartësi i listës për njësinë 5, z.Agim Shaqiri.
Shefi i Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri para struganëve tha se përçarja e votës shqiptare do të dobësojë pozitën e politikë-bërjes.
“Tentativa për të përçarë votat shqiptare, është tentativë e gabuar dhe do të dënohet pas datës 11 dhjetor, pasi qëllimi është të dobësojë interesat kombëtare, andaj të nderuar strugan duhet të jemi syqelë, që nga sot secili prej nesh kemi obligim partiak e kombëtar, që të përcjellim një mesazh, “mos të përçahet vota shqiptare” dhe kjo votë t’i jepet atij i cili tre dekada kontribuon për çështjen kombëtare, vota t’i besohet liderit Ali Ahmeti” u shpreh Shefi i Shtabit Qëndror Zgjedhor, z.Bekim Neziri.
Pas takimeve me banorët e Veleshtës dhe tubimit qëndor në Strugë, Ahmeti me bashkëpartiakët do të vizitojnë Ladorishtin, për të përfunduar edhe një ditë fushate me tubimin qëndror në Labunishtë