Ali Ahmeti vendos për nënshkrimet e BDI-së

Ali Ahmeti vendos për nënshkrimet e BDI-së. Sipas Televizionit 24, në mbledhje me kryesinë më të ngushtë të partisë, treshja e nënkryetarëve Izet Mexhiti, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta sot e informuan liderin e partisë dhe bashkëpunëtorët më të afërm për detajet e bisedimeve të djeshme me biseduesit e LSDM-së

Sipas këtij televizioni, ata do të informojnë Ahmetin për këtë, çfarë garanca kanë marë nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev që t’ia japin nënshkrimet e 10 deputetëve të tyre që i njejti të fitojë mandatin, ku më pas do të fillojnë dhe bisedimet për formim të qeverisë.

Funksioneri i lartë i BDI-së për tv24 ka deklaruar se është optimist se BDI do të japë përkrahje për mandatin e Zaevit, por gjithsesi do të përballet me argumentet dhe të krahut e cila në BDI ishte më e rëndësishme për koalicionim me VMRO-DPMNE-në.