Ali Ahmeti viziton sot Tiranën, takon Ramën, Metën dhe Nishanin

Pas takimeve me liderët e Lëvizjes Besa dhe të LR-PDSH-së, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela, kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të takohet edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

TetovaSot bën të ditur se takimi i Ahmetit me Ramën do të realizohet sot, ndërkaq Ahmeti do të takojë edhe kryetarin shqiptar, Bujar Nishani dhe kryeparlamentarin Ilir Meta.

Takimi i Ahmetit me Ramën duhej të mbahej dje, por nga BDI-ja thanë se për shkak të angazhimeve në vend, Ahmeti nuk arriti të takohej dje