ALIMI: Sot vuloset dinjiteti i fitimtarëve të kryesuar nga Ali Ahmeti

Bartësi i njësisë zgjedhore 2 nga BDI, Ejup Alimi, sapo ka përfunduar obligimin qytetar të votës se lire, pranë shkollës “Idnina”-Shkup, duke lënë edhe një mesazh për gjithë bashkëkombasit e tij, informon “Zhurnal”. Ai mes tjerash ka thënë se shqiptarët dinë të zgjedhin të vërtetën.

“Të nderuar vëllezër, motra e nëna shqiptare
Sot, me votën Tuaj, vuloset ardhmëria e ndritur e gjithë neve – e fëmijëve tanë. . Bashkë me Ju, dimë të udhëheqim idealet e çdo shqiptari kudo që është! Bashkë me Shkupin, Kumanovën, Haraçinën dhe Karadakun e Likovën sot kemi shansin ti tregojmë të tjerëve se, shqiptarët dinë të zgjedhin të vërtetën,” është shprehur Alimi.