Aliti: BDI do të koalicionojë vetëm me partinë e cila do të përkrahë PSP-në (Video)

PSP-ja është e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë dhe pastrimin e plotë me aferat e përgjimit. BDI do të pranojë qeveri me partinë e cila do të garantojë vazhdimin e mandatit të PSP-së, ka deklaruar ish deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti në emisionin e TV 24, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘BDI do të pranojë koalicion me partinë e cila do të pranojë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Pastaj BDI nuk kërkon që gjuha shqipe të jetë e para në përdorim, atë e dimë të gjithë se është maqedonishtja’, tha Aliti.

Sipas Alitit, partia e tij do të bëj përpjekje çka më shpejtë është e mundur për zgjidhjen e kontestit me emrin. /Telegrafi/