Aliti ne “RRuga Drejt”: Qëndrimi i BDI-së për nënshkrimet e LSDM-së është i qartë

Përfaqësuesja e BDI-së Nora Aliti ka theksuar në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M se të gjitha pesë opsionet janë në dispozicion dhe siç tha, “e kemi bërë të qartë se për momentin po negociohet me LSDM-në”.

“Qëndrimi ka qenë shumë i qartë edhe për nënshkrimet që të ulemi në tryezë dhe për t’i harmonizuar këto qëndrime. Nuk do japim nënshkrimet duke mos pasur një draft- final apo produkt i cili do ishte i kapshëm dhe pa mos u diskutuar në kryesinë qëndrore në një format më të gjerë përfshirë këtu edhe deputetët. Realisht nuk e kuptoj insistimin se pse duhet t’ia japim nënshkrimet LSDM-së dhe këtë avantazh që kemi ta transferojmë tek ata”, ka thënë Aliti