Aliti: VMRO apo LSDM duhet ta pranojnë platformën e BDI-së. Katër pikat janë të panegociueshme

Anëtari i kryesisë qëndrore të BDI-së Rafis Aliti, ka thënë se katër pikat e BDI-së janë të panegociueshme, dhe qoftë VMRO apo LSDM duhet ta pranojnë platformën e BDI-së.

“Poashtu edhe marrëveshja që u arrit me subjektet shqiptare është pjesë e qeverisë së ardhshme. Qoftë VMRO apo LSDM duhet të pranojnë, madje platformën politike të BDI-së nëse duan të kemi qeveri të ardhshme”, ka thënë Aliti në emisionin “Rruga drejt…” në Alsat-M.