Alsat-M Vesh Ekipin E Futsal Shkupit

Ekipi kampion i Maqedonisë në Futsal, Shkupi në turneun para eliminatorë të Ligës së Kampionëve që nga data 22 deri më 27 gusht do të zhvillohet në Linz të Austrisë, do të paraqitet me komplet veshje të reja sportive, të cilat si shpërblim për titullin e fituar kampion edicionin e kaluar do ti kenë dhuratë nga TV Alsat-M.

Një gjë të tillë për “infOSport.mk” e konfirmoi njëri ndër udhëheqësit e klubit nga Çairi, Mensur Fazlija, i cili shfrytëzoi rastin të falënderojë udhëheqësit e këtij televizioni për gjestin e bërë.

“Pas një takimi që kishim me drejtuesit e TV Alsat-M, ata u shprehën të gatshëm që të veshin ekipin tonë me komplet veshje sportive. Vërtetë një gjest i bukur ky nga ana e tyre, të cilët në këtë mënyrë deshën edhe të na falënderojnë neve si klub për suksesin e arritur edicionin e kaluar, kur neve u shpallëm kampion” – deklaroi për “infOSport.mk”, koordinatori i klubit nga Çairi, Mensur Fazlija,Fazlija njekohesisht falenderon Pronarin e Tv ALSAT M Z.FERIK VELIJA

 

Rikujtojmë Futsal Shkupi, edicionin e kaluar në elitën e futsalit vendor u shpall kampion i Maqedonisë, edhe atë për hetë parë në historikun e saj, që pas themelimit në vitin 2014-të. Ata do të prezantojnë Maqedoninë në ndeshjet paraeliminatore të Ligës së Kampionëve Evropian, ku do bëjnë pjesë në grupin “C”, së bashku edhe me me Makabi Tel-Aviv, Luxol St Andreës dhe nikoqirët e FC Diamant Linz.

Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Linz të Austrisë nga data 22 deri më 27 gusht.