Alsident, Rrokullisen dy vetura ne rrugen Mavrove-Diber

Në rrugën Anët e Mavrovës – Dibër, një veturë ka rëshqitur në ujrat e lumit Radika, kurse një veturë tjetër është rrokullisur, me ç’rast janë lënduar katër persona

Sipas të dhënave të Sektorit të punëve të brendshme të Tetovës, ekipet e ”Rrugët e Maqedonisë” që kanë punuar në pastrimin e borës, e kanë hetuar një veturë ”opel corsa” në shtratin e lumit, por pa njerëz brenda. Vetura është me regjistrim të Shkupit.

Në të njëjtën rrugë, një veturë me regjistrim të Kosovës, ”Golf”, ka rëshiqtur nga korsia dhe është rrokullisur. Shoferi dhe tre udhëtarët janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërkaq është shkaktuar dëm material prej rreth 500 euro.