Ambasada amerikane në Shkup: U jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve të senatorit Mike Lee (Foto)

Përmes një postimi në profilin zyrtar të Ambasadës amerikane në Shkup, në rrjetin social Twitter, bëhet e ditur se ambasadori Baily u është përgjigjur të gjitha pyetjeve të senatorit amerikan Mike Lee,

Njiherit, ambasada mirëpret pyetjet nga Kongresi dhe mundësinë për të ofruar informacionet rreth aktiviteteve dhe kontekstin në të cilin ambasada punon për arritur qëllimet e politikës së jashtme të SHBA-ve.

Ky njoftim i ambasadës vjen pas shkrimeve në disa media për këtë çështje dhe kërkesës së përgjigjeve nga Ambasada e SHBA-ve në Shkup.