Ambasada amerikane me një super lajm për kosovarët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nga Tetori 2017, do të fillojë procesimin për Vizat e Shumëllojshmërisë për banorët e Kosovës për programin 2018.

Brian Corteville shef i Seksionit Konsullor në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, tha se ka lloje të vizave që lëshohen në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kur të përfundon ndërtimi i Ambasadës në vitin 2018 do të lëshohet të gjitha shërbimet për vizat”, tha ai sot (e enjte) në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).