Ambasada e SHBA-së organizon ndjekje të rezultateve nga Zgjedhjet presidenciale 2016

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup do të organizojë ngjarje për rezultatet nga Zgjedhjet presidenciale në SHBA 2016, të mërkurën në mëngjes, pikërisht në ditën e zgjedhjeve.

Siç kumtoi Ambasada, ngjarja do të përfshijë rezultate nga votimi drejtpërdrejtë sipas shteteve, TV kronika nga fushatat dhe informacione të detajuara për garën presidenciale. Gjithashtu, do të jenë të dispozicion edhe publikime informative dhe onlajn resurse për procesin zgjedhor në SHBA.

“Varësisht nga publikimi i rezultateve fillestare, ambasadori Xhes Bejli pritet të mbajë fjalim para të pranishmëve rreth orës 8:00. Përfaqësues nga Qeveria e Maqedonisë, autoritetet lokale dhe institucionet publike, si dhe nga sektori joqeveritar, bashkësia akademike, biznesi, mediat dhe nga bashkësia ndërkombëtare janë ftuar ta ndajnë me ne këtë ditë të veçantë në politikën e SHBA-së”, qëndron në kumtesën e Ambasadës.