Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ofron bursa për studentë, gazeterë dhe nxënës të shkollave të mesme

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni ka shpallur konkurs për bursa për studentë, gazeterë, nxënës të shkollave të mesme dhe punëtorë nga sektori joqeveritar në Maqedoni. Prezantimin e programit për bursa ambasada e SHBA-ve e bëri në Këndin Amerikan në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për aplikim nuk është i nevojshëm ndonjë dokumentacion i komplikuar. Përkrah aplikimit duhet të dorëzohet edhe një kopje e pasaportës, për të vërtetuar shtetësinë e Maqedonisë dhe vërtetim për notat ose diplomën.

Këto bursa i mbulojnë të gjitha shpenzimet, kurse të interesuarti për më shumë detaje mund të drejtohen tek Këndi Amerikan në Tetovë.