Ambasada e SHBA-ve në Shkup përgjigjet rreth lajmeve për hetime ndaj saj

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka qenë e sulmuar nga mediat proqeveritare për përzierje në çështjet e brendshme të Maqedonisë, duke e ndërlidhur edhe me fondacionin e George Soros “Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Këto zëra mediatik u fuqizuan kur disa kongresmenë i drejtuan disa pyetje ambasadës, përmes të cilave kërkojnë sqarime rreth aktiviteteve të ambasadës së SHBA-së në Maqedoni.

E fundit është ajo e shtatë kongresmenëve të cilët kërkojnë auditim dhe hetim për Ambasadën e SHBA-së në Shkup, pasi që dyshojnë se ka pasur tentime që nëpërmjet mediave, të ndikohet në çështje ndërpartiake në të mirë të partive të majta, kurse dyshojnë se në këtë veprim është përfshirë edhe USAID-i.

”Ashtu siç e kemi thënë edhe më parë, ne mirëpresim çfarëdo diskutimi me kongresin”, u përgjigjën nga ambasada amerikane në Shkup për Telegrafin.