Ambasada Gjermane vizitë në komunën e Çairit

img_0588Sot për vizitë në Komunën e Çairit ishin përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë znj. Marina Serafimovska dhe znj. Herderih, të cilat më konkretisht janë të angazhuara në sferën e bashkëpunimit ekonomik mes Gjermanisë dhe Maqedonisë, të cilat u mirëpritën nga Sekretari Gjeneral i Komunës së Çairit Rami Qerimi dhe përfaqësues të sektorit për zhvillim lokal ekonomik, ku u diskutua rreth mundësive dhe projekteve të ardhshme që do forconin dhe më tepër bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve. Ky takim vazhdoi në objektin qendror të kopshtit “Fidani” me nikoqir drejtoreshën e kopshtit znj. Rabije Loku,me ç’rast u bë promovimi i donacionit: furnizim i kuzhinës qendrore, pjesë e projektit “Paisje e kuzhinës me aparate elektrike”, më konkretisht frigorifer industrial, lavatriçe, maqinë për larjen e enëve dhe katër karroca për bartjen e ushqimit. Ky donacion ka arrit vlerën prej përafërsisht pesë mijë euro.
Ky nuk është investimi i vetëm i ambasadës në fjalë sa i përket përmirësimit të kushteve në kopshtin e fëmijëve “Fidani”, pasiqë vite më parë të njëjtit kanë dhuruar enë të ndryshme për kuzhinë për fëmijët e këtij kopshti./antpress