Ambasadorët Plomp dhe Timonier takojnë Ziadin Selën, diskutohet për gjendjen e tanishme politike në Maqedoni

Lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ishte i ftuar në Shkup në takim me ambasadorin holandez, Wouter Plomp, dhe me atë francez, Christian Timonier, njofton Telegrafi Maqedoni

Në takim u bisedua për aktualitetin paszgjedhor politik në Maqedoni, perspektivën euro-atlantike të vendit, rëndësinë e stabilitetit të vendit dhe sundimit të vlerave dhe parimeve të mirëfillta demokratike.

Në mes të tjerave, kryetari i LR-PDSH-së ka theksuar ”zbatimin e plotë të rekomandimeve të faktorit ndërkombëtar dhe posaçërisht të Komisionit Europian për vendin, duke u përqëndruar në ndërtimin e një shoqërie ku shqiptarët do të ndjehen të barabartë dhe të realizuar.

Poashtu Sela theksoi edhe rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë në përgjithësi, duke mbështetur idenë instalimit të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë politike”, thuhet në njoftimin e LR-PDSH-së.

Ndërkaq çështja e përdorimit të gjuhës shqipe, funksionimi dhe vazhdimi i punës së Prokurorisë speciale, ndarja e buxhetit në formë të barabartë, integrimi i vendit në NATO dhe BE si dhe decentralizimi ishin temat të cilat, Ziadin Sela i shpalosi para ambasadorit francez, Christian Timonier.