Ambasadori i Italisë Carlo Romeo vizitoi komunën e Tetovës

Ambasadori i posaemëruar i Republikës Italiane në vend ekselenca e tij Z.Carlo Romeo, sot relalizoi vizitën e tij të parë të punës në komunën e Tetovës. Në takim u bisedua rreth mundësive të bashkëveprimit mes 2 institucioneve në drejtim të promovimit të vlerave të kulturës dhe gjuhës italiane. Si projekt konkret pritet funksionalizimi i plotë i “Këndit Italian”, i cili do të shërbejë si një pikë shkëmbimi të informatave, eksperiencave, programeve akademike të shkëmbinit të studentëve dhe stafit administrativ si dhe aktiviteteve kulturore që promovon dhe përkrah shteti italian, Kryetarja Arifi njoftoi z. Romeo për projektet e përbashkëta që komuna ka realizuar me institucione apo palë të treta nga shteti Italian, si dhe potencoi rëndësinë për thellimin e këtij bashkëpunimi duke marrë parasysh faktin se një pjesë e madhe e mërgatës shqiptare nga rajoni i Tetovës jetojnë dhe veprojnë në këtë vend.