Ambasadori Zhbogar në takim me Ivanovin (Video)

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, ka arritur në vilën e kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov.

Lajmi bëhet i ditur nga TV21, mirëpo nuk dihen arsyet e kësaj vizite. Supozohet se takimi ka të bëjë me zhvillimet më të reja në vend, pas dështimit të Nikolla Gruevskit që të formojë qeveri.

Përndryshe, pas këtij dështimi, duhet që mandati do t’i jepet Zoran Zaevit të LSDM-së.