Ambasadorja izraelite:Nuk do ta njohim Kosovën

Ambasadorja e re e Izraelit në Beograd, ka deklaruar se vendi i saj nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë qëndrim për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës. “Unë do ta them shumë qartë; qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar dhe që është mos njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Fisher Kamm në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”.

Gjatë intervistës, ajo tha se po punohet që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit të jenë të “shkëlqyera” dhe se aktualisht “po ndërmerren hapa konkretë që do të përfitojnë të dyja vendet”.

E pyetur nëse Serbia mund të ketë marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Uashingtonin, apo “se duhet zgjedhur një anë”, ambasadorja izraelite deklaroi se nuk mendonte që vendet të vendosnin në favor të një ane apo një tjetre, duke shtuar se Izraeli ka marrëdhënie të mira si me Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe Evropën.

“Ka shumë sfida që ne ndajmë, lufta kundër terrorizmit dhe çështje të tjera që kërkojnë koordinim. Unë jam i kënaqur që gjithnjë e më shumë vende të kuptojnë sfidat specifike që Izraeli ka, dhe se duhet të ketë një qëndrim të qartë në botë “, citon gazeta serbe.