Ameti dhe Xhemaili ngjitje në mal për 28 Nëntor

Ameti dhe Xhemaili ngjitje në mal për 28 Nëntor Në kuadër të ngjitjes së përvitshme festive me rastin e 28 Nëntorit, anëtarë të shoqatës bjeshkatare Shkupi marshuan në Ditën e Flamurit deri në Gur të Kuq, Sellcë. Ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti dhe Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës Hisen Xhemaili ishin mes pjesëmarrësve që vazhduan traditën e Marshit të Nëntorit. Ata thanë se ky aktivitet i organizuar nga dashamirës të ngjitjeve, i kushtohet tërësisht Flamurit dhe Festës Kombëtare. Pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trojet dhe, duke ngritur flamurin kombëtar në lartësi, dhanë mesazhe paqeje dhe gjithëpërfshijeje.