Ameti në Saraj: Jemi pasardhës të Emin Bojanës, krahut të djathtë të Dervish Carës në Kryengritjen e vitit 1843.

Mbrëmë në takimin e BDI-së me rininë e Sarajit, ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti, rikujtoj të pranishmit për historinë e lavdishme dhe kontributit shumëshekullorë të rinisë dërvenase duke theksuar se kjo rini është pasardhëse e luftëtarit dhe kryengritësit dervenas Emin Bojanës i cili ishte krahu i djathtë i Dervish Carës në Kryengritjen e lavdishme kundër reformave të tanzimatit të vitit 1843 e njohur ndryshe si Kryengritja e Shkupit. Sipas historianëve, dhe e dokumentuar në shumë dokumente arkivore Emin Bojana udhëhoqi djemtë trima të Dërvenit në këtë kryengritje. Ameti gjithashtu theksoi se është obligim i rinisë Dërvenase që të ngrisin një inicijativë për ngritjen e një përmendorje për këtë figurë historike ashtu siç ngritën përmendoren e heroit tonë kombëtarë Isa Boletinit në Saraj.