Amsterdam, ndërprerje masive e energjisë elektrike

Rajone të mëdha të Amsterdamit janë prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike, për çka u ndalua lëvizja e tramvajeve dhe trenave, ndërsa shumë shenja elektrike rrugore ndaluan të punojnë.

Shpërndarësi elektrik “Liander” kumtoi se 360.000 amvisëri kanë mbetur pa energji elektrike herët në mëngjes.

Ndërprerja ka ndodhur një kohë të shkurtër para orës 8:00, sipas kohës lokale, por mijëra persona nga qyteti fqinj Zandam janë ende pa energji elektrike.

Kompania kombëtare hekurudhore “En-Es” paralajmëroi se pasojat nga ndërprerja ndihen në tërë vendin për shkak të ndërprerjes së trenave nga dhe deri në Amsterdam.

Tani për tani nuk është e qartë arsyeja për ndërprerjen