Ana Kodra përfaqeson Shqipërin në festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë që dotë mbahet në Maqedoni.

Ana Kodra përfaqeson Shqipërin në festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë që dotë mbahet në Maqedoni..
Ana Kodra është 10 vjeç Prirjet e para për muzikë i ka shfaqur që në moshë fare të vogël, që 3 vjec tërhiqte apo mundohej të bënte zhurmë me objekte të ndryshme, se i bënte përshtypje tingulli i ndryshëm qe kishte çdo njëra.
Gjithmonë na habiste dëshira e saj për të këndonte kudo, pa i bërë përshtypje, nese të tjerët kthenin kokën për ta parë, apo jo. Shumë duhet ta mbajnë mend Anën, se kanë rastisur kur Ana ka kënduar ne rrugë, lokale, plazhe, ende pa u shfaqur akoma nëpër televizione. Në moshën 5 vjeçare, në festën e organizuar nga kopshti i saj ka kënduar për herë të parë me mikrofon këngën e Vaçe Zelës “Rrjedh një këngë e ligjërime” dhe aty ne e kemi kuptuar që Ana ka dhunti për të kënduar.
Në moshën 6 vjeçare konkuron tek Liceu Artistik “Jordan Misja” për tu shkolluar për piano dhe del e para ne konkurs, fiton 100 pikë të mundshme.
Tani është në klasë të pestë në këtë shkollë dhe studion për piano. Skenën e ka prekur për herë të parë në moshën 8 vjeçare, ku ka marr pjesë në Konkursin e zhvilluar nga “Vizion Plus” , “Tu Si Che Vales”, një konkurs i zhvilluar për mosha të ndryshme dhe për talente të ndryshme dhe Ana edhe pse 8 vjeç arriti deri ne finale. N
ë moshën 9 vjeçare mori pjesë në një tjetër konkurs televiziv “Gjeniu i vogël”, ku edhe aty spikati për talentin e saj, edhe pse ishte më e vogla pjesëmarrëse. Gjithashtu në moshën 9 vjecare fitoi çmimin e dytë në “Festivalin Mbarëkombëtare të Femijëve në Shkodër” , kurse këtë vit ajo fitoi po tek i njëjti Festival dy cmimet e para: një si vokali më i mirë dhe tjetra për këngën, si kënga më e mirë.
Në 8 Gusht do marri pjesë në Festivalin Ndërkombëtare të Femijëve në Maqedoni “Tra La La”, si përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë dhe këtë të drejtë e ka fituar si ftesë nga organizatori i këtij eventi Toni Aleksovski, pasi e njohu Anen kur ajo fitoi çmimin e tretë në Festivalin Ndërkombëtare “Prishtina Kids Fest”, zhvilluar në Kosovë në Nëntor 2016.