Analistët: Gruesvki ka shtypur shqiptarët, tani kërkon shpëtim

Ndërrimi i retorikës së ish-kryeministrit dhe kryetarit aktual të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe zbutja e qëndrimit të tij karshi shqiptarëve nuk është për ti besuar. Kryetari i Shoqatës së ish të burgosurve politik Shpëtim Pollozhani tha se shqiptaret nuk e kanë harruar dhunën që forcat policore ushtronin ndaj popullatës.

Mos mendon vallë ai se shqiptarët ia harruan dhunën nëpër familje që bënë forcat e tij speciale, gjithë ato qindra të burgosur shqiptarë që ndodhen nëpër burgjet e Maqedonisë ku shkelen të drejtat, këtë e kanë thonë edhe Avokati i popullit, edhe Stejt Departamenti edhe Komiteti Helsinkit për të drejtat e njeriut, të gjithë institucionet ndërkombëtarë që merren me të drejtat e njeriut kanë konfirmuar se në këtë vend shkelen të drejtat e njeriut. Mos vallë ka harruar ai se qindra shqiptarë janë dënuar në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtur që nuk ka pasur mundësi ti takoj as avokati dhe ti shoh askush. – tha Shpëtim Pollozhani, Kryetar i ish të burgosurve politik.

Njëri nga familjarët e burgosur të rastit “Monstra” Bedri Ajdari tha se partitë maqedonase garojnë se cila prej tyre ka bërë më tepër krime kundër shqiptareve dhe se fjala e Gruevskit nuk është e sinqertë.

Ne qëndrimet e Gruevskit i dimë fort mirë se ende nuk kanë kaluar dy muaj i cili në fushatën zgjedhore thoshte mi jepni 63 mandate ti shtypim shqiptarët, ne ashtu e dimë dhe e kemi përjetuar se nuk është vetëm ndonjë fjali i cili mund të josh elektoratin e vet. Mi jepni 63 mandate që un ti dëbojë, ti shkeli, ti burgosi shqiptarët, un ti vrasi e kështu me radhë. Partitë politike maqedonase garojnë kush ka bërë ma tepër të këqija kundrejt shqiptarëve. – u shpreh Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve për rastin “Monstra”.

Ajdari dhe Pollozhani thonë se shqiptarët nuk do të mashtrohen nga ndërrimi i retorikës së Gruevskit, i cili sipas tyre, për momentin është në gjendje të bëjë gjithçka vetëm për të shpëtuar kokën e tij./alsatm