Analistët kanë analizuar platformën zgjedhore të koalicionit “Rilindje me Besë”

Mbrëm në emisionin debativ Click Plus analistët kanë analizuar platformën zgjedhore të koalicionit “Rilindje me Besë”, ndërkohë që të ftuar kanë qenë analistët Visar Ademi, Ismet Ramadani, Besim Hoda dhe Ismet Jonuzi Krosi, informon Zhurnal.

Në pyetjen e gazetarit lidhur me atë se si ka qenë lideri i Besës në debati, Ismet Ramadani thekson se ai ka qenë i sinqertë për faktin se nuk ka qenë i kycur në politikë dhe ka bagazh të pastër.

“E kanë atë shkathtësi që të ikin për të thënë atë që u konvenon por atë që është sinqeritet stimulohet dhe definitivisht aty e kisha qëllimin të vi z. Kasami ishte i sinqertë në përgjigjet e tij e ndoshta është përparësia se është i sinqertë por nuk ka ndonjë bagazh që e rëndon”, thotë Ramadani derisa Hoda në anën tjetër thotë se të dielën do të sfidojnë veten për herë të parë dhe do shohin rezultatin.

“Ishte një komunikim i pandërprerë dhe nesër është koha e pasnesër hynë në një sprovë që nuk kanë qenë asnjëherë emocionet e bëjnë të veten kishte mungesë qartësie nga lodhja dhe mosdiferencim nga një intervistë reale dhe një formë tubimi, duke u nisur nga mundësia mund të kishte mesazhe të qarta por rrodhi më mirë në komunikim me publik se sa në intervistë”, thotë kështu Hoda.

Sipas Jonuzit, Kasami ka ikur në përgjigjet direkte edhe pse është munduar të tregohet i sinqertë.

“Të shohësh si profil ishte dicka e mirë kundrejt asaj që shtroheshin pyetjet dhe përgjigjet e prera e nuk korespondonin pashë një diskrabantë por politika e bën e mundëshme është në gjëra u përgjigj si kërkohej por në disa si ishin të parapara në platformë”, sqaron më tej Jonuzi, ndërsa sa i përket daljes në skenë të Besës dhe fillimi i tyre Ramadani thotë se Gruevski po i sulmon gjithmonë.

“Unë desha pak të ndërhyjë në pjesën kur ju shtruat pyetjen se cili do ishte partneri për të realizuar atë si koncept, dalja e Besës në skenë politike fillimi i tyre ka qenë dhe poenta dekriminalizimi i elitës politike sepse në qoftë se nuk e ndanë këtë të mirë kur është në pyetje tani opozita maqedonase dhe pozita maqedonase, Gruevski në tubime të veta e sanatizon Besën”, thotë ai.

Hoda në anën tjetër sqaron e rikujton se të dy partitë maqedonase kanë një të kaluar të dhimbshme për shqiptarët.

“E saktë se VMRO dhe LSDM kanë një të ardhme të dhimbshme për shqiptarët, dhe kjo konvenon faktikisht Zaev e dha mesazhin se nuk mund të jetë kryeministër i gjithëve, e mossuksesi i opozitës shqiptare i vendosi në kurth subjektet e reja të formuara të cilat e shihnin si luanin si taktizim në rrafshin politik, Kasami ishte në një kurth dhe nuk taktizoi dhe ka qenë në gjitha takimet që kemi pasur me gjitha strukturat”, thotë ai.

“Një parti që nuk ka pasur deputet dhe janë fraksione të dala nga partitë tjera që nuk kanë pasur të kaluar politike e gjithë kjo harxhohet platforma dhe energjia se është kontradiktore kush fiton në kampin maqedonas se janë disa paqartësi në opinion ne i shohim gjërat por a ka mundësi këto si taborë përpos se ka katër parti politike shqiptarët kanë ndërtuar tabore BDI PDSH, Besa duhet të ngërthen në vete edhe revoltën edhe kërkesën dhe konsumi të jetë për votuesit e jo vetëm për bindje personale”, shton më tej lidhur me këtë Ismet Jonuzi derisa Ramadani kërkon një bashkëpunim mes Zaevit dhe Besës si dy fryma të reja.

“Unë prap do i kthehem kësaj se këtu duhet të jenë të qartë është e vërtetë se një frymë e re nëpërmes Zaevit vie në politikë se ne duhet të clirohemi se unë jam dëshmitarë që Zaevi nuk është Cërvenkovski, edhe Kasami e Besa janë frymë e re e kjo frymë duhet të kapet me dikë në kampin maqedonas se dhe aty kapet ridefinimi”, thotë kështu Ramadani.

“Normale flas nga e kaluara për pretendent të tjerë që shifra kemi dëgjuar deri 20 e në fund kanë dalë 0-2 mbi gjitha e diela sovrani do përcaktojë kush nga dhe nëse i pyesim krejt duhet që parlamenti të ketë 500 deputet por realja ditën e diellë, e fryer është katërfish ose trefish më shumë realiteti flet ndryshe nga zona e V mirëpo konkurenca e ashpër dhe ashtu janë tetë subjekte politike”, kështu deklaron Jonuzi i cili jep shifra për të kënaqur apetitet politike.

Ndërkohë sa i përket numrit të votave, Hoda thotë se ai numër është në rrënie.

“Mendoj që numri që u tha është në rëshqitje e sipër mbi gjithash ajo që e kanë cekur pikat më të sinqerta është se Maqedonia te pala shqiptare është duke u shprazur e flasin shifra konkrete, nëse nisemi kësaj shifre ka mungesë jehone”, thotë kështu Hoda derisa Ramadani tregon se PPD në vitin 1990 ka pasur maksimumin e votave shqiptare, 247 mijë.

“E kam fjalën se Lëvizja Besa është se për herë të parë dalin në zgjedhje dhe nuk dihet si të reagojnë popullata, në PPD në vitin 1990 kemi pasur 247 mijë vota shqiptare ka qenë maksimumi”, përfundon kështu Ismet Ramadani, transmeton Zhurnal.