Analistët: Marrëveshja e Ohrit shumë larg zbatimit praktik

Analistët kritikojnë zvarritjen e procesit të zbatimit të marrëveshjes kornizë të Ohrit e cila edhe gjashtëmbëdhjetë vite pas nënshkrimit të saj shënon ngecje të mëdha në implementim.

Arsim Sinani thotë se është qesharake që pas gjithë këtyre viteve të debatohet ende për zbatimin e një dokumenti i firmosur një dekadë e gjysmë më parë. Shumë gjëra të MO-së sipas tij akoma nuk janë prekur. Për realizimin e plotë të saj, sipas Sinanit, nevojitet vullnet politik i palës maqedonase.

Çështja e parë që duhej të zgjidhet dhe që nuk është zgjidhur është socializmi dhe rikthimi I ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare kombëtare të trajtohen në mënyrë të barabartë si ish pjesëtarët e forcave Maqedonase, dhe e dyta çështja e gjuhës shqipe, e cila duhej të ishte gjuhë zyrtare si gjuha Maqedone dhe jot ë quhet si gjuha e 20%shit. Shikuar në tërësi Marrëveshja e Ohrit ka çështje të cilat nuk janë prekur unë mendoj se duhet kjo të fillojë të zbatohet nga muzeu I shtëpisë së “Nënës Terezë” ku do të duhej më së pari të vendoset një administratë shqiptare, të përdoret gjuha shqipe dhe të përdoret si një simbol mes palës maqedone dhe shqiptare – tha Arsim Sinani, analist.

Nga ana tjetër Aziz Pollozhani i cili si anëtar i PPD-së ka qenë pjesëmarrës në bisedime për marrëveshjen e Ohrit thotë se për zbatimin e saj nevojitet kohë.

Implementimi i saj nuk mund të jetë I menjëhershëm dhe të jetë në përputhje me pritjet e arsyeshme të qytetarëve. Gjithsesi që pengesa ka pasur, megjithatë unë mendoj se MO është duke u implementuar pa marrë parasysh pengesat kaherë edhe të qëllimshme por meqë është dokument ndërkombëtarisht I njohur, ai nuk ka qare pa mos u zbatuar, sepse atëherë ka garantuar paqen ndërkaq tani stabilitetin. Uroj që edhe në këtë përvjetor klasa politike dhe të gjitha palët të jenë të përkushtuar për realizimin e segmenteve të MO-së – deklaroi Aziz Pollozhani, ish pjesëmarrës në bisedime për MO.

Ish kreu i Kuvendit Stojan Andov thotë se me mos zbatimin e MO-së, shkelet Kushtetuta e vendit.

Gjithçka që kishte në marrëveshjen e Ohrit është kyçur në Kushtetutën e Maqedonisë, dhe nuk ka logjikë më tutje të flitet për Marrëveshjen e Ohrit, nëse ajo po zbatohet, por Kushtetuta e vendit a po gjen zbatim, gjithçka është tash në Kushtetutë. Kështu që nuk mund të kërkohet zbatimi i MO-së por gjithçka që duhet të shihet është se çfarë nuk po zbatohet nga Kushtetuta. Marrëveshja e Ohrit është dokument politik dhe jo dokument juridik, ai është kthyer në dokument juridik-shtetëror me atë që është pjesë e Kushtetutës, gjithçka nga marrëveshja e Ohrit është e kyçur në Kushtetutë – u shpreh Stojan Andov, ish kryeparlamentar.

Analistët vlerësojnë se Qeveria e re duhet të merret më seriozisht me Marrëveshjen e Ohrit dhe zbatimin e ligjeve të mbetura deri më tani.