Analistët politik: Gruevski ofendoi rëndë votuesit shqiptarë , vendimi historik i takon Ali Ahmetit

Rreth mundësive për të krijuar një qeveri stabile që do ishte në interes të shqiptarve dhe do e nxjerte Maqedoninë nga kriza e thellë politike, Dr. Ilir Luma ne një debat në Tv. Art mes tjerash tha: Në këtë situatë kur Gruevski nuk mund të formon qeveri ashtu siç paralajmëroj, dhe veç tjerash ofendoj rëndë votuesit shqiptar, pra në këto rrethana vendimi historik i takon z. Ali Ahmetit që përmes marrëveshjes plebishçitare mes partive politike shqiptare që fituan mandat në parlament, te bashkojnë votën shqiptare dhe te respektojnë verdiktin e votuesit shqiptar per  ta dënuar politikën antishqiptare të Gruevskit. Pra me këtë formë të bashkimit të mandateve  të shqiptarve do lehtësohej edhe puna Prokurorise  speciale si dhe do hapeshin rrugët drejtë një marëveshjeje historike për përcaktimin e statusit konstituent, pra shtetformues të shqiptarve në Maqedoni.Gjithashtu edhe analisti  politik Xhelal Neziri ne mes tjerash tha:Përderisa partitë opozitare shqiptare nuk arritën koalicion parazgjedhor, nuk e kuptoj tash insistimin për një bashkëpunim paszgjedhor! Nëse vendosët në zgjedhje të shkoni veç e veç dhe kështu ta pamundësoni kanalizimin e votës shqiptare drejt ndryshimit, atëherë vazhdojeni veçmas udhëtimin deri në fund!/antpress