Analizë: BDI – Gostivar shënoi rezultate më të mira nga gjitha komunat e tjera urbane

Sipas rezultateve zyrtare, BDI pozicionohet si forca kryesore politike në Komunën e Gostivarit, duke marrë 8.444 vota, e pasuar nga LSDM me 8.288 vota, VMRO-DPMNE me 8.097 vota, Aleanca për Shqiptarët me 6.275 vota, PDSH me 2.468 vota dhe Lëvizja Besa me 2.335 vota.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara të vitit 2014, BDI – dega në Gostivar ka ulje për vetëm 33 % për dallim nga qytetet e tjera shqiptare.

BDI, dega në Komunën e Tetovës, në vitin 2014 kishte 16.604 kurse në zgjedhjet e vitit 2016  pati 10.769 vota, duke shënuar ulje për 35.14 %.

Në zgjedhjet e së dielës, BDI fitoi 10.769 vota, Lëvizja Besa 8.512 vota, VMRO-DPMNE 8.040 vota, LSDM 7.252 vota, PDSH 7.279 vota si dhe Aleanca për Shqiptarët 3.619 vota.

Në Dibër, në zgjedhjet e fundit parlamentare BDI mori 2.075 vota, LSDM 2.153 vota, Aleanca për Shqiptarët1.245 vota, VMRO-DPMNE 1.437 vota, Lëvizja Besa 965 vota, si dhe PDSH 291 vota.

Për dallim nga Zgjedhjet e vitit 2014, BDI – Dibër ka ulje për 43.77 % të votave.

Në Kërçovë, BDI fitoi 7.620 vota, VMRO-DPMNE 9.022 vota, LSDM 5.557 vota, Aleanca për Shqiptarët1.656 vota, Lëvizja Besa 930 vota dhe PDSH 138 vota.

Në krahasim prej para dy viteve, pra zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, BDI shënon ulje të votave prej 34.50 %.

Në Strugë, të dielën BDI fitoi 4.515 vota, LSDM 8.420 vota, VMRO-DPMNE 7.072 vota, Aleanca për Shqiptarët 5.730 vota, Lëvizja Besa 3.051 vota, si dhe PDSH 1.770 vota .

Në krahasim me zgjedhjet paraprake, BDI në Strugë ka ulje të votave për 41.30 %

Në Çair, BDI regjistroi 6.873 vota, LSDM 8.626 vota, Lëvizja Besa 8.594 vota, VMRO-DPMNE 4.960 vota, PDSH 2.067 vota, si dhe Aleanca për Shqiptarët 1.383 vota

Në krahasim me vitin 2014, BDI dega Çair pësoi ulje për 53.58 % të votave të veta.

Në Kumanovë,  BDI fitoi  3.276 vota, LSDM 22.216 vota, Lëvizja Besa 4.443 vota, VMRO-DPMNE 4.960 vota, PDSH 2.067 vota, si dhe Aleanca për Shqiptarët 1.383 vota.

BDI për dallim nga zgjedhjet e vitit 2014, në zgjedhjet e fundit ka ulje të votuesve për 52.60 %.

Nga të gjitha vendvotimet në territorin e Republikës së Maqedonisë e që numërojnë 3480, vetëm në tre vendvotime BDI ka rritje të votave, që të tre në territorin e Komunës së Gostivarit. Një nga tre vendvotimet ku BDI shënoi rritje të votuesve është vendvotimi ku voton nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.