Analizë politike nga Antpress: RetroPerspektiva; Terorit politik dhe atij fizik të VMRO-DPMNE-së i erdhi fundi

Analizë politike: RetroPerspektiva; ,,HYMNI I IKJES” DHE ,,FLAMURI APERCEPTIV”
Trauma e demokracisë asociale të VMRO-VANDALE, që e demoloj institucionin më të lartë ligjëdhënës të shtetit, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, natën e ditës së ejte,ende është prezente tek pjesa dërmuese e qytetarë të Maqedonisë, siç na takon të themi, pa dallim feje, kombi e gjinie. Atë natë, me siguri, falë mëshirës dhe kujdesit të Madhit Zot, (ndaj pushtetit të tij të gjithë përgjërohemi), vetëm që nuk pati të vdekur, veçse viktimizime dhe dëme të llojeve nga më të ndryshmet! Zijadin Sela, Zoran Zaevi, Radmilla Sheqerinska dhe shumë të tjerë, shpëtuan pikërisht fal kujdesit të Mëshirë bërsit dhe Mëshiruesit. Ndryshe ska si të spjegohet, tentimi i të tërbuarve të turmës vandale, të cilët me instinktin e gjakpirsit, i kërkonin kokat e tyre
Ziadin Sela ende është në spital dhe sipas raporteve zyrtare mjekësore, gjendja e tij shëndetsore është në përmirësim e sipër dhe të shpresojmë se ai së shpejti do rikthehet në arenën, tani më të përgjakur të parlamentit, dhe me forcën e intelektit që ka, do t’ia rikthej shkëlqimin dhe peshën e fjalës demokratike këtij institucioni ligjdhënës. Sa iu përket ndjekjes penale të dorrasve dhe zgjidhjes së drejtë juridike të pasojave të vandalizmit, do duhet pritur pak, gjersa nuk konsolidohet pushteti legjislativ dhe institucionet e legjislacionit. Dhe menjëherë pas këtyre ngjarjeve të përgjakshme, u realizua vizita e paralajmëruar e zavendës-ndihmës sekretarit amerikant Hojt Ji. Ky i fundit, për ta demonstruar mbështetjen ndaj Kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, që në mënyrë legjitime u zgjodh ditën kur ndodhi mbramja e përgjakshme, takimin me z. Talat Xhaferin e realizoi mu në lokalet e Parlamentit të demoluar. Ky ishte mesazhi i qartë që lente të kuptohet se punët do ecin në drejtim të zyrtarizimit dhe pranimit ndërkombëtar të z. Xhaferi si kryetar legjitim i Kuvendit të Maqedonisë. Nga deklaratat që pasuan mëpastaj çdo gjë ishte e qartë.
Terorit politik dhe atij fizik të VMRO-DPMNE-së i erdhi fundi. Obstruksioni i fundit i grupacionit dekadent parlamentar në krye me Nikolla Gruevskin, u realizua ditën kur z. Xhaferi tentoj të ulet në kabinetin e kryetarit të parlamentit. Pra ishin ,,selfiet” e fundit që i bëri ky grupacion politikisht i inkriminuar. Ditën e parë të punës në kabinetin e kryetarit të parlamentin, z. Talat Xhaferi e realizoi përmes takimit formal me Samuel Zhbogar, që në fakt ishte një fitore shumë e madhe institucionale e shumicës parlamentare udhëhequr nga z. Zaev. Dhe, në vend që opinioni të përqëndrohet, me rezultatet tejet të vlefshme të këtij takimi, Kryetari i ri i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, mu si ai deputeti i Besës që e recitoi ca fjalë nga Hymni i Flamurit, në një cep të tavolinës së punës, pranë flamurit shtetëror të Maqedonisë e çfaqi edhe flamurin kombëtar, që në fakt njihet si Flamuri shtetror i Republikës së Shqipërisë. Përndryshe këtë flamur kombëtar në takimet zyrtare nuk kanë të drejtë ta përdorin as edhe zyrtarët e Republikës së Kosovës, sepse Kosova e ka Flamurin e vet shtetror. Ndonëse, një lëvizje e këtillë në mizanskenën kabinetike të Xhaferit, mbase mund të kuptohet si guxim, në këtë rast edhe të tepruar, shumica e shqiptarëve gjithandej, këtë veprim të ngutur të Xhaferit mund ta kuptojë si një populizëm vend-e-pavend, apo të një veprimi të vonuar të rilindjes kombëtare personale! Pikërisht Talat Xhaferit, dhe partisë së tij, por edhe partive tjera shqiptare të koalicionit, do ti takoj hisja që të inicojnë nisma politike në drejtim të ndryshimit të flamurit, stemës dhe hymnit shtetror si dhe nisma të tjera që kanë të bëjnë me statusin juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni. Dhe çdo veprim tjetër i ngjajshëm me atë të ditës së parë të punës së tij në kabinetin e Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, mund të jet vetëm vetkënaqësi jashtinstitucionale me sasi të tepruara të populizmit. Mu për hir të punëve të mëdha politike në parlament, kryetari i këtij institucioni ligjdhënës, nga një veprim aperceptiv, me pasoja të dëmshme politike, duhet sa më shpejt të kaloj në veprim perceptiv të një politikani të pjekur. Megjithate, z. Talat Xhaferi nuk i takon grupit të politikanëve aperceptiv./Antpress