Ancelotti mund të largohet nga Bayerni

Trajneri italian nuk po kalon momente të mira te kampionët e Bundesligës.

Bayern Munich e ka emëruar Carlo Ancelottin për ta drejtuar skuadrën drejt triumfit të Ligës së Kampionëve, por ai nuk e ka arritur një gjë të tillë sezonin e kaluar.

Nëse italiani nuk e fiton trofeun më të çmueshëm evropian këtë sezon, është pothuajse i pashmangshëm largimi i tij nga skuadra, shkruajnë mediat gjermane.

Një tjetër arsye për largimin e tij mund të jetë edhe prishja e marrëdhënieve njërin prej yjeve kryesorë të ekipit, sulmuesin Thomas Muller.

Në rast të largimit nga Bayerni, Ancelotti mund të rikthehet në Premier Ligë për të marrë drejtimin e Arsenalit, kurse në stolin e bavarezëve pritet të ulet trajneri aktual i Hoffenheimit, Julien Nagelsmann./KosovaPress/