Anëtari i ISIS-it gabimisht hodhi në erë familjen e tij

Një adoleshent që ishte rekrutuar kohët e fundit nga “Shteti Islamik” në Mosul, ka vrarë gjithë familjen e tij, prej gjashtë anëtarësh, pasi brezi me eksploziv shpërtheu brenda shtëpisë së tyre.

Mes të vrarëve thuhet se janë edhe tre fëmijë nga pajisja shpërthyese e djalit, identiteti i të cilit mbetet anonim.

Adoleshenti i përkiste grupit të ashtuquajtur “Cubs of the Caliphate” i ishte dhënë rripi me eksploziv nga anëtarët e tjerë të grupit.

“Shteti Islamik” rekruton rregullisht të rinj, kryesisht nga Mosuli lindor dhe i detyron të veshin pajisjen shpërthyese./opinion/