Anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj dënon dhunën ndaj Arbana Xharrës

Anëtari i LDK-së, Valon Murtezaj ka dënuar rrahjen e anëtares së re të PDK-së, Arbana Xharra në ndodhi mbrëmë në mesnatë.
“Shoqëria e Kosovës nuk duhet ta pranojë dhunën, dhe nuk do ta pranojë”, ka thënë Murtezaj.

“Dënojmë sulmin ndaj znj. Xharra, dhe çdo lloj akti të dhunës, ndaj çdokujt”, ka shkruar ai në Facebook.

Bindjet politike sipas tij janë personale dhe duhet te respektohen.

Anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 01:00 pas mesnate

E tërë ngjarja thuhet se ka ndodhur rreth orës 1 pasmesnatës kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në Vizion Plus.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ishte tërësisht e mbuluar, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.