Anija kozmike mbyll misionin pas 12 vitesh në hapsirë

Anija kozmike Rosetta ka mbyllur mbisionin e saj pas 12 vitesh në hapësirë. Shkencëtarët në Qendrën e Kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Darmstadt të Gjermanisë konfirmuan përfundimin e misionit në orën 13 me orën tonë. Roseta ka shënuar disa suksese të pa shënuara më parë në histori si dergimi i një anije përreth kometës dhe zbritja e papreçedentë e një sonde mbi siperfaqe.

Pas 12 vitesh në operacione kërkimi në hapësirë, anija kozmike Rosetta ka përfunduar misonin e saj historik të premten më 30 shtator, kur u përplas me sipërfaqen e pluhurit.

Kometa e akullt shënoi rezultate të sukseshme, pasi solli pamje të brendshme të sistemit diellor duke pushtuar imagjinatën e publikut.

Anija kishte të instaluar kometën 67p Churyumov-Gerasimenko në më shumë se 6 miliardë kilometër në hapësirë, duke mbledhur një thesar informacionesh mbi kometat, të cilat do të mbajnë të zënë shkencëtarët për 10 vitetet e ardhshme.

Shkencëtarët në Qendrën e Kontrollit të Agjencisë Hapësinore Evropiane në Darmstadt të Gjermanisë konfirmuan përfundimin e misionit në orën 13:00 me orën tonë.
Sipas ekspertëve, Rosetta mbylli rënien e saj të lirë me një shpejtësi jo të lartë.

“Kaq ishte. Unë mund të njoftoj suksesin e plotë dhe historik të Rosettës dhe deklaroi mbylljen e misionit të saj”, tha menaxheri i ESAS, Patrick Martin.

Misioni ka shënuar disa suksese të pa shënuara më parë në histori si dërgimi i një anije përreth kometës dhe zbritja e papreçedentë e një sonde mbi siperfaqe.

Disa misione në të kaluarën kanë mundur të marrin fotografi dhe të koleksionojnë të dhëna, por pa iu afruar sipërfaqes.