Anita Latifi perkrahë Radmila Seqerinskën

Në 20 vitet e fundit pavarësisht sa më ka konvenuar veprimtaria e saj politike në momente të caktuara, asnjëherë sun ia kam ngrënë hakun. E armatosur me njohuri, çaçalkë nga goja dhe gjithmonë në rendet e para të partisë së vet. Tani Ministre e Mbrojtjes. Ajo kishte/ka kapacitetin- partia nuk përtoi t’ia shfrytëzoj dhe ta mbështes kapacitetin dhe ambicien e saj. Partitë shqiptare, o janë të verbëra për kapacitetin femëror o janë shumë syçel që le që nuk u japin hapsirë, po edhe i ngulfasin këto kapacitete. Ndoshta nuk e kanë fajin partitë sepse ato vetëm reflektojnë gjendjen e shoqërisë – ndonëse duhet të jenë korrektor i saj. Shëndosh! Deri në vitin 2047 edhe ne do të lejojmë të kemi një Sheqerinska🙄