Anketa e fundit:BDI 9%, BESA 7%, PDSH 4 %

Sa po afrohen zgjedhjet, vazhdon të ngushtohet dallimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Sipas anketës së fundit të publikuar në mediumet maqedonase, VMRO-DPMNE mbetet në epërsi vetëm me 2 për qind në krahasim me LSDM-në. Anketa e realizuar me 1.600 të anketuar, tregon se VMRO-DPMNE tani ka rejting 27 për qind, kurse LSDM 25 për qind, transmeton Gazeta Lajm. Dallimi njësoj i vogël është edhe mes BDI-së dhe Lëvizjes BESA. BDI tani ka 9 % rejting, BESA 7 %, kurse PDSH 4 %