Anketa e TELMA: VMRO-DPMNE dhe BDI fitues te zgjedhjeve

VMRO-DPMNE te maqedonasit dhe BDI te shqiptarët do të jenë fituesit e zgjedhjeve të 11 dhjetorit thotë anketë e televizionit Telma e realizuar së bashku me Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) nga 6 deri më 20 nëntor, raporton gazeta KOHA. Për VMRO-në e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit janë shprehur 23.7 për qind e anketuesve, për LSDM-në 18.9, BDI ka marrë mbështetjen e 6.2 për qind të anketuesve, e pasuar nga PDSH me 3.3 për qind, Lëvizja BESA 1.2, ndërsa 18.2 nuk janë përgjigjur fare, derisa 14.9 janë deklaruar të papërcaktuar. “Nuk do të votojnë” janë shprehur 8.5 për qind e të anketuarve në terren për 14 ditë me radhë.img_1205-640x316