Anketë e Brima Gallup: BDI 6.1 %, ASH-ja 5.1, BESA 4.0, PDSH 2.0 % (FOTO)

Votuesit janë më të gatshëm të votojnë për kandidatët e LSDM-së në zgjedhjet vijuese lokale, tregon barometri politik i Brima Gallup e publikuar sot.

Nga votuesit, 25,2 për qind janë të disponuar të votojnë për kandidatë të LSDM-së, ndërsa 20,6 për qind për kandidatë të VMRO-DPMNE-së.

Përqindja e atyre të cilët janë prononcuar se nuk do të votojnë është gjithsej 33,7.

Për kandidatë të BDI-së për komunat në Maqedoni do të kishin votuar 6.1 për qind, BESA 4.0 për qind, Aleanca për shqiptarët e Selës 5.1 për qind, PDSH 2.0 për qind.

Në pyetjen nëse sot mbahen zgjedhjet, për kandidat të cilës parti do të votoni rezultatet janë si vijojnë:

Në pyetjen nëse sot mbahen zgjedhjet për cilin kandidat të Shkupit do të kishit votuar, 29,7 për qind e votuesve janë të disponuar të votojnë për LSDM-në, ndërsa 26,5 për qind për kandidatët e VMRO-së. Ja gjitha rezultatet: