Anketë e re/ Rritet BDI-ja , dyfishtë më shumë se në zgjedhjet e 11 Dhjetorit

Vendimi i Ali Ahmetit për të mos hyrë në qeveri me Gruevskin dhe Zaevin pa i përmbushur kushtet si gjuha shqipe, zbardhja e rasteve si Monstra, Kumanova, Sopoti ka bërë që Bashkimi Demokratik për Integrim të ketë ngritje të madhe pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Dhjetorit, njofton TetovaSot.

Sipas anketës së Lëvizjes VEPRO, partia e Ali Ahmetit ka ngritje të dyfishtë më të madhe pas zgjedhjeve parlamentare. Në këtë anketë kanë marrë pjesë 1080 anketues në tërë teritorrin e Maqedonisë

Anketa është realizuar në muajin janar të vitit 2017 ku BDI radhitet me 10% të rejtingut ku me pas vjen Aleanca për Shqiptarët me 4%, BESA me 3% dhe në fund PDSH-ja me 2%.

Në kampin maqedonas vazhdon të kryesojë partia e Gruevskit me 26% dhe LSDM-ja e Zaevit me 23%.antpress