Ankohet Anita Latifi, deputeti Zekirja Ibrahimi nuk i duron kritikat

Anita Latifi sot është ankuar se deputeti i Lëvizjes BESA i ka fshirë komentet në Facebook, që do të thotë se Zeka nuk i duron kritikat.

Sipas Latifit pasi ia ka fshirë komentin, Anitës i janë vërsulur me shajre dhe ofendime.

“I nderuari deputet Zeqirija Ibrahimi sapo me fshiu nje koment. Jo qe komenti im nuk mbante, po pasuan terbimet e atyre qe mbajne llogon e kesaj partie dhe sjellja e te cileve nuk dallon fare nga sjellja e atyre ne protesten e 9 majit (qe nje here ishte mbareshqiptare e pastaj ishte e BESES) e qe lan shije te hidhur per kete proteste.

Zeka qe vazhdimisht thirret ne gjuhen e urtesise e tolerances assesi t’ua mesoj kete te veteve. As partite tjera nuk dallojne ama ato as nuk bejne thirrje “kujdes gjuhen”.

Uroj nje dite te degjoni thirrjet e Zekes dhe uroj Zeka te veproj konform thirrjeve te veta!

PS uroj nen postimin e tij të qendrojne vetem komentet qe lartesojne ne qiell BESEN dhe opinioni te mahnitet nga e verteta.” ka shkruar Anita Latifi