Ankohet Pornostarja: Donald Trump më “kapi” me forcë…

Jessica Drake (R), who works for an adult film company, speaks beside attorney Gloria Allred (L) about allegations of sexual misconduct against Republican presidential hopeful Donald Trump during a press conference in Los Angeles, California on October 22, 2016. / AFP PHOTO / Mark RALSTON

Një grua ka akuzuar publikisht kandidatin presidencial, Donald Trump për veprime të papërshtatshme seksuale, duke pretenduar se republikani e prekur dhe puthur me forcë një dekadë më parë, gjatë një turneu golfi në Nevada.
Xhesika Drake është gruaja e 11-të që akuzon kandidatin presidencial, Donald Trump , për veprime seksuale të padëshiruara që prej publikimit të një videoje të 2005-ës në të cilën mandati i Nju Jorkut mburrej se gratë e lejonin ti preke nga të donte.
Drake, një interpretuese në filmat porno , deklaroi në një konferencë shtypi në Los Angeles të shtunën se Trump i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe e kishte ftuar në suitën e tij natën ata u takuan në 2006-ën. Ajo kishte pranuar dhe kishte sjellë me vete edhe dy gra të tjera për ta shoqëruar.
Xhesika tha se, nuk ndjehej rehat te shkonte vetëm në suitën e republikanit, shkruan “CNN”.
“Ai mori secili prej nesh fort, duke e përqafuar dhe madje puthi secilin prej nesh pa na kërkuar leje” ka thënë pornostarja, që po përfaqësohet nga Gloria Ollred, avokate e të drejtave të grave që ka përfaqësuar edhe femra të tjera të dhunuara seksualisht.