Anonymous sfidon Zuckerberg, po krijon rrjet social për të mposhtur Facebook

Një rrjet i ri social, i krijuar nga anëtarët e Anonymous, shpreson që të mposhtë Faacebookun dhe rrjetet e tjera sociale me një përkushtim ndaj privatësisë, sigurisë dhe transparencës se si promovohen postimet.

Faqja, Minds.com, ka opsionet e njëjta bazike si çdo rrjet tjetër social: përdoruesit dërgojnë përditësime tek ndjekësit e tyre, të cilët mund të komentojnë ose të promovojnë postime të cilat i lexojnë.

Por, ndryshe nga konkurrentët e tjerë, kjo faqe nuk ka për qëllim që të fitojë para nga të dhënat e mbledhura – por në vend të kësaj, të transkriptojë të gjitha mesazhet, kështu që të mos mund të lexohen nga reklamuesit ose qeveritë, shkruan Gazeta Express.

Një veçori shumë e ndryshme e kësaj faqe nga të tjerat është se i shpërblen njerëzit që bashkëveprojnë me postime, duke votuar, komentuar ose ngarkuar.

Përdoruesit shpërblehen me pikë të cilat mund të shkëmbehen për shikime, që nënkupton se postimet e njerëzve më aktivë do të promovohen nga rrjeti social.

Faqja është lëshuar zyrtarisht me aplikacione për celularë dhe Desktop, por ende është në versionin beta