AntPress; Analizë politike: DADAIZMI POLITIK

Çadra e mjerrimit politik, moral dhe intelektual; çadra e turpit kombëtar ! Partia Demokratike e Sali Berishës, udhëhequr nga Lulzim Basha, por dirigjuar nga ky i pari, poqese deri vonë, më saktësisht, deri në ,, aterrimin” e çadrava në bulevard, ishte në udhëkryq, tani më rrugën e ka humbur.
Tëntimi për t’iu shmangur ballafaqimit me drejtësinë dhe ikja nga përgjegjsia që implikon vazhdimi i pjesëmarjes në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për ta dhënë pëlqimin për rrumbullakësimin e reformavë të nisura në drejtësi; me votimin e VETINGUT; në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet me kërkesën për ,,qeveri teknike pa Edi Ramën kryeministër”, kërkesë kjo sa absurde aq edhe, nga aspekti politik, kërkesë injorante, që po ta kish bërrë një fëmi apo adoleshçent, do quhej DADAIZËM POLITIK.
Edhe tentimi i fundit i dyshes, LUL-SALIU, për një ,,Republikë të tyren”, të tipit vazal, të cilën Shqipëria e ka përjetuar që në kohën e Koçi Xoxit, dështoi. Nuk mund të ket kthim prapa. Epoka e mynxyrrës politike që e bëri Berisha gjatë sundimit koruptiv dhe me pseudopatriotizëm, ,,mbarëkombëtar” kaloi. Jo vetëm ata në Shqipëri, por gjithandej shqiptarisë ai u demaskua. Çadra e tije dhe e Bashës, vetëm sa u shëndrua në një ujëdhsë të shkretë, ku çdo gjë është e ndotur, madje edhe higjiena mentale e banorëve të sajë është nën nivelin e standardeve demokratike. Këtë e dëshmon edhe dëshira e Bashës për një ,,Luftë totale, paqësore”. Një ide e këtillë marroqe, madje nuk njihet në asnjë leksikon ushtarak apo politik! Luftë totale, paqësore?! E turpshme, madje tejet morbide edhe për rajonet e kanibalizmit arkaik amazonian, o Lulzim Basha! Megjithate. bulevardi, shtunën e kaluar, veç çjerrjeve, afonike të Lulit dhe Delirium tremensit të Berishës, prodhoj edhe diç që, megjithate, në ardhmëri mund të jet favor i fatit të mëtejmë i PD-së.
Nga ky kaos partiak, u distancuan emrat më me zë të partisë, u distancua ajo që në aspektin filozofik njihet si COGITO, ERGO SUM. Pra vetëm ata që mendojnë, ( me kokën e tyre), mund të llogaritin se edhe egzistojnë! Këtë e bënë në mënyrë transparente, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi…Majlinda, madje, refuzimin e propozimit të PPE, (Partive Popullore Europjane), për një marrveshje me Ramën, me të drejtë e quajti gafin më të madh politik të Bashës, që më pastaj të konstatoj se detyrrë e çdo demokrati është të kontribuoj në rindërtimin e PD-së dhe të përfundoj me një qëndrim sa briliant aq edhe demokratik: ,,Vazhdimi i luftës politike jashtë institucioneve nuk e bënë, Partinë Demokratike të Shqipërisë, më të madhe” Ska si ndryshe ta përfundoj këtë qasje ndaj tentativave kuturu dhe të kota të aktorvë dhe të farrës së korupsionit e të mos pajtohem me konstatimin se: ,,Çadra e Lulzim Bashës është e vogël për t’i zënë të gjithë të korruptuarit që kërkojnë ndryshimin”. Prandaj edhe në historinë e politikës dhe të lëvizjeve demokratike, do të mbetet si çadra e mjerrimit politik, moral dhe intelektual; çadra e turpit kombëtar! Shkup, 16 maj 2017
Shkruan; Ilir Luma