Anulohet gjyqi për Gruevskin, gjykatësja dënon Janevën dhe Fetain me nga 2.000 euro

Seanca gjyqësore për shuplakat ndaj krkeut të komunës Qendër Andrej Zhernovski është anuluar. Lënda është dërguar në Këshillin e Prokurorëve, ndërkohë që Katica Janeva dhe Fatime Fetai janë gjobitur me nga 2.000 euro, pasi që e kanë akuzuar i janë drejtuar gjykatses Tatjana Mihajllova me fjalët se nuk meriton të jetë gjykatëse.

Prokurorja speciale Janeva e ka akuzuar gjykatësen se ka falsifikuar proces-verbalin nga seanca e kaluar, kurse ndihmësja e saj Fetai e ka akuzuar se panevojshëm i anulon seancat gjyqësore.

Ky është epilogu i seancës së sotme gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për rastin e “shuplakave” ndaj kryetarit të komunës Qendër Andrej Zhernovskit.

Seancën e kaluar të mbajtur në dhjetor Gjykata refuzoi audio incizimet nga bisedat e përgjuara, derisa ka refuzuar edhe dëshmitarin e mbrojtur të PSP-së.

Në rastin “Shuplaka” akuzohen 14 person, 5 prej të cilëve si nxitës, kurse të tjerët si kryerës të drejtpërdrejt të dhunës. Mes të akuzuarve, përveç Gruevski, janë edhe Mile Janakievski, ish-ministër dhe Daniella Rangelova, ish-këshilltare në Komunën Qendër./Gazeta Express/