ANULOHET SEANCA KUNDËR ZAEVIT

Sot u caktua seanca e re për rastin “Mitmarrje” ku i akuzuar është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Kjo seancë është anuluar pasi që asnjëri prej dy avokatëve të Zaevit nuk u paraqit në gjykatë, edhe pse vet Zaevi është prezent në gjykatë.

Dy anulimet paraprake ishin për shkak të udhëtimeve zyrtare të Zaevit dhe njëherë për shkak të mungesës së avokatëve të tij. Rastin e zhvariti edhe falja e presidentit Gjorgje Ivanov, në listën e të cilit u gjend edhe Zoran Zaev.