Anxhela Peristeri: Të gjithë meshkujt do më zgjedhin mua!

Këtë të shtunë në emisionin “Thumb” në Top Channel me gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiun në rubrikën “Ça ka t’re?” e ftuara e radhës ka qenë këngëtarja Anxhela Peristeri.

 Ajo së shpejti do të sjellë klipin e saj të ri me titull “Afër meje” dhe ka treguar disa detaje rreth tij. E pyetur nga gazetarët këngëtarja ka treguar se në këtë klip ajo do të shfaqet ndryshe.

 “Të gjithë meshkujt e zgjuar do më zgjedhin mua”- është shprehur Anxhela teksa ka treguar më shumë se për çfarë flet projekti i saj i cili do të publikohet shumë shpejt.