Apel për qytetarët nga Komuna e Tetovës

APEL

Luten të gjithë qytetarët që gjatë pastrimit të trotoareve, hapësirave përpara shtëpive dhe lokaleve afariste, borën mos ta hedhin në rrugë.
Për shkak të temperaturave të ulëta një veprim i tillë do të krijonte ngrica të cilat do të vështirësojnë qarkullimin e automjeteve edhe për shumë ditë në vazhdim.
Bora e pastruar të mblidhet në skajet a hapësirave për qarkullim të këmbësorëve, dhe e njëjta më vonë do të mënjanohet nga ana e shërbimeve komunale për pastrim të rrugëve.

Pasqyra për qytetin dhe qytetërimin në të, është obligim dhe detyrim i të gjithë neve !

Ju falemnderit