Apostollova: Nuk do të ketë mure në Mitrovicë

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalija Apostollova ka vëzhguar situatën gjatë rrënimit të murit në Mitrovicën e veriut, ku ka thënë se së shpejti do të hapet ura dhe nuk do të ketë mure në Mitrovicë.

Ajo duke komentuar rrënimin e murit, ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për Mitrovicën dhe qytetarët e saj, derisa ka shtuar se së shpejti do të formohet edhe Asociacioni i Komunave Serbe